Shërbimet

Zyra për shërbime Juridike PIRRO, ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me pronën tuaj, duke filluar nga shitblerja, kontrata të ndryshme, vlerësimi i pronës, ndërmjetësimi gjatë kontesteve pronësore, dhe bartjet e trashëgimisë, etj.

Zyra për shërbime Juridike PIRRO bën ndërmjetësimin në procese të shitblerjes së pronës. Gjithashtu ne ju ofrojmë një listë të gjatë të pronave të cilat i ofrojmë për shitje, në lokacione të ndryshme në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Në rast se jeni të interesuar që të bleni banesë, shtëpi, lokal afarist apo truall, na kontaktoni dhe ne do t’ju ofrojmë shumë opsione të cilat i përshtaten nevojave tuaja.

Ndërsa, nëse keni një pronë për të shitur, ju mund të na i dërgoni detajet e pronës direkt nëpërmes web faqes sonë, dhe ne pasi të analizojmë atë ju kontaktojmë për ta publikuar atë në web faqen tonë.

Nëse jeni duke lëvizur të jetoni në një shtëpi të re, Kryerja e vlerësimit të pronës është një hap thelbësor në këtë proces. Vlerësimi i pronës ju jap një ide se sa ka vlerë tregu shtëpia juaj, duke u bazuar mbi një numër të faktorëve të ndryshëm, që do të thotë se ju keni një ide të qartë kur të vendosni pronën tuaj për shitje në treg. Edhe nëse ju nuk jeni duke planifikuar të lëvizin në shtëpi menjëherë, vlerësimet e shtëpisë janë ende një mënyrë e shkëlqyer për të përcaktuar se sa shtëpia juaj është me vlerë, dhe çfarë përmirësime mund të bëhen duhet të ju doni të rritur vlerën e shtëpisë tuaj.

Vlerësimi i pronës, sot është një nga faktorët më të rëndësishëm gjatë procesit të intabulimit. Ne kemi vlerësuar me qindra prona nëpër tërë Kosovën duke ofruar ekspertizën tonë në vlerësim.

Na kontaktoni për të marrë më shumë informacione mbi vlerësimin e pronës suaj.

Sot, në një transakcion prone, është e domosdoshme që të keni një kontratë me shitësin/blerësin, e cila është e përpiluar në mënyrë profesionale dhe mbulon të gjitha aspektet juridike të këtij transakcioni.

Ne kemi përpiluar me qindra kontrata deri më tani për klientët tanë, dhe falë profesionalizmit të treguar, vazhdojmë të kemi besimin e atyre që kanë nevojë për asistencë gjatë kryerjes së transakcionit të pronës.

Na kontaktoni për të marrë këshilla mbi për mënyrën e blerjes/shitjes së pronës, si dhe për të përpiluar së bashku një kontratë profesionale.

Është shumë e rëndësishme që para se të vendosni të bleni/shisni pronë, bartni pronësinë, apo zgjidhni trashëgiminë, të këshilloheni me persona profesionalë për mënyrën më të lehtë dhe më efikase të veprimit.

Mbështetur nga një grup ekspertësh me përvojë, Zyra për shërbime Juridike PIRRO ju ofron këshillime për një gamë të gjerë çështjes që kanë të bëjnë me pronën.

Në rast se keni ndonjë kontest civil dhe dëshironi t’i drejtoheni Gjykatës, ne do të jeni partneri juaj në përgatitjen e të gjithë dokumentacionit. Deri më tani kemi participuar në zgjidhjen e qindra kontesteve civile, prandaj ju me besim të plotë mund të llogarisni në mbështetjen tonë.

Na kontaktoni për më shumë informacione dhe për të caktuar terminin e takimit.

Si shumica nga ne, sigurisht edhe ju keni një pronë të trashëguar, por që nuk figuron në emrin tuaj si trashëgimtar natyral. Kësi raste kemi shumë, si rezultat i rrethanave nëpër të cilat kemi kaluar si shoqëri. Por, një pronë e trashëguar, qoftë me testament apo edhe natyrshëm, duhet që të rregullohet edhe me dokumentacion ligjor.

Zyra juridike PIRRO ju ofron përvojën e gjatë në këtë fushë, prandaj na kontaktoni për të caktuar termin dhe diskutuar mbi mënyrën më të lehtë dhe më të shpejtë për përcaktimin e trashëgimisë.

Zyra për shërbime juridike PIRRO ju ofron ekspertizën profesionale në këshillim për raste të ndryshme që kanë të bëjnë me çështje juridike.

Na kontaktoni për më shumë informacione.