SHËRBIMET

Patundshmëri & Shërbime Juridike

Nga viti 2005 vazhdojmë t'ju ndihmojmë klientëve tanë në problemet dhe kontestet pronësore.

Zyra PIRRO është themeluar në vitin 2005 nga Ndue Palushi me qëllimin e vetëm që të ofrojë shërbime profesionale në lidhje me pronën, si pjesa materiale më e rëndësishme për qytetarin. 

Falë profesionalizmit dhe transparencës sonë ndaj klientëve, kemi arritur që 18 vite të jemi lider në fushën e patundshmërisë dhe shërbimeve juridike.

SHËRBIMET TONA:

PATUNDSHMËRI

Shitblerje pronash, vlerësime të pronës, ndërmjetësime në patundshmëri. Shitje të banesave, shtëpive, trojeve, lokaleve dhe ndërmjetësim në qira.

SHËRBIME JURIDIKE

Nga ne mund të merrni këshilla juridike, dhe të na besoni kontestet pronësore si: penale, civile, administrative, komerciale, shërbimet kadastrale, komunale si dhe noteriale.

KONTRATA

PIRRO ofron gjithashtu edhe shërbimin e kontratave siç janë: kontrata të shitjes, kontrata të shërbimeve si dhe kontrata të punës.

KËSHILLA PËR INVESTIM

Konsultohuni paraprakisht me ekspertet Ndue dhe Simon Palushi që të bëni një hap të sigurt drejt blerjes së një prone, për të marrë këshillat e duhura në mënyrë që patundshmëria juaj të ketë rritje konstante të vlerës.

LEGALIZIM TË PRONAVE

Në vitet e fundit në Kosovë janë ndërtuar me qindra mijëra ndërtime pa leje. Ne ju ndihmojë që procesi i legalizimit të kryhet me lehtësi dhe prona juaj të regjistrohet në kadastër në përputhje me ligjet në fuqi.

NDËRMJETËSIMI NË QIRA

Ne e menaxhojmë pronën tuaj. Mos humbisni kohë duke vrapuar pas qiramarrësve, PIRRO menaxhon pronën tuaj dhe kujdeset që qiraja juaj të paguhet rregullisht.

Pse PIRRO?

PIRRO since 2005

PIRRO është themeluar në vitin 2005 qe të ofroj shërbime profesionale për qytetaret në lidhje me pronën.

Profesionalizëm

Me përvojën tonë shumëvjeçare përgjatë këtyre 18 viteve në fushën e patundshmërisë dhe shërbimeve juridike, kemi arritur t'a fitojmë besueshmërinë e mijëra klientëve.

Transparencë

Te saktë ne termine, komunikativ me klientët, te fokusuar në kërkesat tyre, respektojmë afatet kohore të punës sipas marrëveshjes dhe marrim përgjegjësi deri ne përfundimin e tyre.

Fokus ndaj klientit

Ofrojmë mbështetje 24/7 për klientët gjatë procesit të blerjes ose shitjes së pronave, si dhe shërbimeve të tjera juridike, në mënyrë që ata të ndjehen sa ma komod.

business
Compare List
Please Add a first listing
Compare Now