Më shumë se një dekadë në shërbimin tuaj

Zyra për shërbime Juridike PIRRO është themeluar në vitin 2004 me qëllimin e vetëm që të ofrojë shërbime profesionale në lidhje me pronën, si pjesa materiale më e rëndësishme për qytetarin.

Duke ofruar të gjitha shërbimet juridike në një vend, sot Pirro është zhvilluar në një kompani moderne, tek e cila ju keni besimin e plotë dhe garancinë për shërbimet e ofruara.

Zyra për shërbime Juridike PIRRO posedon me një portfolio prej rreth 400 patundshmërive të ndryshme në tërë territorin e Kosovës.

Falë seriozitetit dhe profesionalizmit, sot mund të mburremi që mbi 4000 raste pronësore, shitblerje dhe konteste tjera juridike, janë menaxhuar dhe përfunduar me sukses nga ana jonë. Për këtë, kemi marrë besimin e bankave më të mëdha në Kosovë, me të cilat tanimë kemi bashkëpunim të ngushtë në fushën e këshillimit profesional dhe ndërmjetësimin në financimin e pronës.

Na kontaktoni